Gjeneralmajor Franco Federici: Ushtarët e FSK-së mund të dalin në pjesë veriore të vendit pasi t’u jepet leja nga KFOR-i

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Franco Federici është cituar të ketë deklaruar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të shkojnë në pjesën veriore të vendit pasi të ju jepet leje për këtë nga KFOR-i. Ai ka thënë më tutje se NATO pret vazhdimin e respektimit të marrëveshjes së nënshkruar nga institucionet e Kosovës me Aleancën Veri-atlantike për këtë çështje. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Franco Federici situata e sigurisë në Kosovë është stabile dhe ne jemi duke e monitoruar atë nga afër. Ne mbesim plotësisht të përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …