Edhe Maria Bamieh, ish-prokurore kërkon që të raportojë për lidhur me skandalet e EULEX-it në Kosovë

Gjermanët kërkojnë që EULEX të mbetet në Kosovë për të mbështetur Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, edhe pa mandat

Misioni i EULEX-it është bërë objekt diskutimesh publike në relacionet Kosovë -Gjermani, dy ditë pasi Haga bëri publik lajmin për aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Dihet se kryetari i Kosovës pavarësisht se është përballur me presion të madh për të vazhduar mandatin e EULEX-it, nuk ka pranuar të bëjë diçka të tillë. Gjermanët, pas dështimit të  takimit të Uashingtonit,  kanë kërkuar që EULEX të mbetet në Kosovë për të mbështetur Gjykatën Speciale dhe sundimin e Ligjit. Për një zhvillim të tillë ka reaguar Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Suzann Shuc. Ajo thotë se misioni i EULEX-it ka mbështetjen e Gjermanisë për përkrahjen që ia bën punës së Gjykatës Speciale dhe thotë se një gjë e tillë duhet të ruhet. Roli vital i EULEX-it për ndihmesën e institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe për Dhomat e Specializuara ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë dhe kjo duhet të ruhet”, ka shkruar Shuc. EULEX-i tanimë nuk ka mandat ligjor  për të qëndruar dhe  në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e  Zyrës së Presidentit, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …