RKL: Të barazosh UÇK-në me emra të përveçëm ( si Thaçi, Veseli e 200 të tjerë) është njollosje e luftës çlirimtare thotë H. Çeku

RKL: Të barazosh UÇK-në me emra të përveçëm ( si Thaçi, Veseli e 200 të tjerë) është njollosje e luftës çlirimtare thotë H. Çeku

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, duke komentuar ngritjen e aktakuzës kundër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, ka thënë se UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë pastërtinë e saj. “Të barazosh UÇK-në me emra të përveçëm  është njollosje e luftës çlirimtare dhe aspiratës së popullit shqiptar për liri. Fshehja e emrave të përveçëm pas UÇK-së është veshje e krimeve eventuale individuale gjithë popullit shqiptar”, ka shkruar Çeku, për të cilin janë emra të përveçëm të gjithë ata kundër të cilëve janë ngritur akuza të mbështetura në dosjet e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë së Kosovës së Milosheviqit.

Përpjekja e një segmenti të Vetëvendosjes për të bërë vijë ndarëse mes të gjithë krerëve të luftës, të cilët nuk i duron dot, Albin Kurti,  dhe UÇK-së tjetër, pa komandë, pa kokë, është hipokrite dhe me qëllim për diskreditimin e krerëve më të lartë dhe përgjegjës së UÇK-së. Se ku  do të mbetej Vetëvendosja e Hajrullahut, nëse Vetëvendosjes i hiqet kreu, këtë duket nuk e ka menduar ky deputet, por as shumë të tjerë brenda Vetëvendosjes, të cilët i ka verbuar inati dhe urrejtja  që e kanë për kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kundër të gjithë përkrahësve të tij, të cilët zëdhënësi mediatik, i Lëvizjes, Veton Surroi, i quan njerëz që pajtohen me krimin, sepse mbështesin Hashim Thaçin. Nga kjo urrejtje patologjike, që është mbjellë në Vetëvendosje, do  mbijë më shumë egjër,  sesa grurë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet biseda telefonike Radoiçiq –Mimoza Kusari, ku ishin koordinuar për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses

Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022, kur Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i …