Bashkimi Evropian

Gjermania dhe Britania e Madhe po e bllokojnë Serbinë drejt hapjes së kapitujve

Dy shtetet më të forta të Evropës, Gjermania dhe Britania e Madhe po e bllokojnë Serbinë drejt hapjes së kapitujve për anëtarësim në BE. Kushti i vetëm i këtyre shteteve për Serbinë është marrëveshja për telekomunikacionin me Kosovën, shkruan e përditshmja serbe, “Blic”. Edhe pse është spekuluar se përparimin  drejt eurointegrimeve e kanë bllokuar një e treta e shteteve anëtare të BE-së, një burim diplomatik i kësaj gazete është cituar të ketë thënë se hapjen e kapitujve 5, 25 dhe 26 e kundërshtojnë momentalisht vetëm Gjermania dhe Britania e Madhe. Gjermanët dëshirojnë të shohin përparim në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa Britania e Madhe nuk ka qëndrim të qartë. Gjermania do të japë  dritën jeshile që Serbia të hap kapitujt, pasi të arrijë marrëveshje për telekomunikacionin me Kosovën, por kjo sipas Beogradit zyrtar nuk do të jetë aspak e lehtë, duke i marrë parasysh kushtet në të cilat momentalisht zhvillohet dialogu.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …