Manuel Sarrazin

Gjermania e Britania e Madhe kanë përkrahur Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por jo edhe Franca

Përderisa Gjermani dhe Britania e Madhe kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës Franca nuk ka dhënë për të kuptuar se do ta mbështesë këtë nismë, edhe pse ambasadorja franceze në Prishtinë, ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë për media të mbajtur të premten në Prishtinë, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Shvarc tha se Gjermania do ta mbështes me të gjitha kapacitetet e saj aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill. Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ne do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet evropiane. Ne jemi pro dhe do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet tona aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Shpresojmë të kontribuojmë në këtë proces”, ka thënë Sarrazin, para medieve.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: Gjykata Speciale është krijuar në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht presionit

Nait Hasani: Kurti më premtoi se do ta vizitonte Thaçin në Hagë, por e shkeli zotimin – nuk e meriton votën time

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka akuzuar kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti, …