Brickos

Faton Klinaku

Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë të veteranëve nëse ata nuk përfshihen në ligjin për pagën minimale

Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrinë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë ka deklaruar Faton Klinaku. Ai tha se  sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovisht të dalim e t’i bllokojmë, ka shkruar Klinaku. Ai ka thënë se për ta penguar këtë papërgjegjësi të këtij koalicioni, OVL-UÇK-ja është në kontakt me deputetë opozitës dhe pozitës. Ne kemi qenë dhe jemi në kontakt edhe me deputetët e opozitës dhe pozitës, por do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë, ka shkruar Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …