Forcat policore izraelite kanë rrahur pjesëmarrësit në varrimin e gazetares Shirin Abu Akla, të cilën e kishin vrarë

Forcat policore izraelite kanë rrahur pjesëmarrësit në varrimin e gazetares Shirin Abu Akla, të cilën e kishin vrarë

Varrimi i gazetares palestineze Shirin Abu Akla, e cila tri ditë më parë ishte vrarë nga forca izraelite në Bregun Perëndimor, në kohën kur po raportonte për dhunën e policisë izraelite kundër palestinezëve,  ka shkaktuar një valë zemërimi në tërë Palestinën. Gjatë funeralit të gazetares, ka pasur trazira, pasi policia izraelite ka goditur të pranishmit që ishin grumbulluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetares, të cilën e kishin vrarë. Arkivoli i saj për pak ishte përplasur për tokë kur policia e cila po përdorte shkopinj gome, u fut në një turmë palestinezësh duke u përpjekur për t i shpërndarë.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …