Gjermania në zi kombëtare për vdekjen e ish kancelarit, Helmut Kohl

Gjermania në zi kombëtare për vdekjen e ish kancelarit, Helmut Kohl

Anekënd Gjermanisë flamujt janë ulur në gjysmështizë për shkak të vdekjes së ish kancelarit, Helmut Kohl ndërkohë Qeveria, Bundestagu dhe populli i Gjermanisë po ngushëllohen nga burra të shtetit dhe personalitete anekënd botës. Duke folur për personalitetin e të ndjerit, Helmut Kohl, kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel theksoi se ish kancelari Kohl ishte një gjerman dhe evropian i madh dhe se dikur ai ishte udhërrëfyesi i saj. Djali i tij, Ualter Kohl ka thënë se Evropa sot ka shumë nevojë për njerëz si Helmut Kohl. Nëse shikoni situatën aktuale të Evropës, do të kuptoni se njerëz me bindje dhe ide si ai i duhen shume kontinentit në këto momente. Edhe analist të shumtë kanë vlerësuar se roli i Helmut Kohlit pr bashkimin e Gjermanisë dhe të Evropës është i jashtëzakonshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …