Betim Gjoshi

Gjoshi: Mungesa e programit qeverisës tregon se VV nuk ka çka të ju ofrojë qytetarëve

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka deklaruar se gjatë këtyre tri javëve ka pas shenja të paaftësisë për të qeverisur me vendin. Ai ka shtuar më tutje se mungesa e programit qeverisës dy muaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka çka t’ju ofrojë qytetarëve. “Mungesa e programit tregon se ata janë njerëz pa përvojë politike dhe tregon që nuk kanë pasur ndonjë ndjesi për interesin e qytetarëve. Ata me një politikë kanë arritur tek fitimi i rezultatit zgjedhor duke realizuar pakënaqësinë qytetare, por nuk kanë pasur një ofertë të mirë për qytetarët dhe ajo që e kemi thënë gjatë fushatës zgjedhore po argumentohet edhe sot”, ka deklaruar anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi. Ai ka thënë se PDK-ja nuk i përjashton protestat, për të kundërshtuar Qeverinë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …