Betim Gjoshi

Gjoshi: PDK do të përfshihet në zgjedhjen e presidentit vetëm nëse ofrohet një kandidat koncensual

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se PDK-ja do të përfshihet në zgjedhjen e presidentit vetëm nëse ofrohet një kandidat koncensual, përndryshe jemi të gatshëm për zgjedhje të reja. “Ne do ta japim kontributin vetëm nëse do të kemi një president i cili do përfaqësonte unitetin e qytetarëve dhe spektrit politik… Kurdo që të jetë në rend të ditës tema e presidentit ne do të bashkëbisedojmë si parti udhëheqëse e opozitës me partitë tjera opozitare për të shikuar mundësinë e një personi konsensual. Për këtë jemi të hapur të bisedojmë edhe me ata që i kanë fituar zgjedhjet. Nëse mund të arrijmë tek një person që mund të përfaqësojë unitetin e popullit dhe spektrit politik, ne do ta mbështesim”, ka deklaruar mes tjerash gjatë intervistës për “Kosovapress” anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …