Milo Gjukanoviq: Përkatësia etnike e kryeministrit Abazoviç, është vlera e tij e lartë por ai nuk është ndjekës i rrënjëve shqiptare në Mal të Zi

Gjukanoviq: Vetëm njeriu pa dinjitet e lejon veten të shkojë me helikopter në Manastirin e Cetinjës

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të fundit në Cetinje. Duke iu referuar arritjes së kreut të Kishes Ortodokse Serbe në këtë qytet, kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka thënë se vetëm njeriu pa dinjitet e lejon veten të shkojë me helikopter në Manastirin e Cetinjës. “Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e të gjithë ortodoksisë. Abuzimi brutal i burimeve shtetërore, kryesisht në kryeqytetin malazez, Qeveria malazeze siguroi fronizimin me forcë të Mitropolitit Joanikijes, kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Cetinjës dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve malazezë në Manastirin e Cetinjës, dhe kështu të turpërojë fronin e Shën Pjetrit të Cetinjsë” është cituar të ketë deklaruar presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …