Lugina e Diellit

Gjuriq ka deklaruar se“Lugina e Diellit” popullohet me serbë të Kralevës

Marko Gjuriq, ka deklaruar në Kralevë se në vendbanimin “Lugina e Diellit”, e cila është duke u ndërtuar në komunën e Zveçanit, fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, do të vendosen serbë që aktualisht jetojnë në Kralevë.Sipas një komunikate të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të cilën e përcjellin mediet serbe në veri të Mitrovicës, Gjuriq ka thënë se në Kralevë aktualisht jetojnë më shumë se 20 mijë refugjatë nga Kosova, të cilët presin të kthehen në Kosovë.“Jemi marrë vesh që drejtuesit e Kralevës të kyçen në procesin e regjistrimit të familjeve të interesuara të kthehen në Kosovë dhe të jetojnë në lagjen Lugina e Diellit, popullimi i së cilës do të fillojë pas përfundimit të ndërtimit të këtij vendbanimi, pas dy vjetësh”, tha Gjuriq ‘Lugina e Diellit’ do të përfundojë në vitin 2018. Do të thotë se në mesin e vitit 2017 ne duhet që njerëzve t’ua paraqesim se ku saktësisht dëshirojnë të kthehen, sepse nuk bëhet fjalë për ndërtesa sociale, por objekte kualitative”, ka thënë Gjuriq në takimin me kryetarin e Kralevës, Predrag Terziq.

Kontrolloni gjithashtu

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë

Ka përfunduar  periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë, …