Marko Gjuriq

Gjuriq: Për Serbinë është i papranueshëm ndryshimi i njëanshëm i marrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke komentuar deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka deklaruar se per “Për Serbinë është i papranueshëm ndryshimi i njëanshëm i marrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës”. Sipas tij askush nuk do të ridefinoj atë për të cilën kemi rënë dakord më 25 gusht”, ka  thënë. Mogherini gjatë vizitës zyrtarë në Prishtinë tha se Asociacioni nuk do të jetë strukturë paralele e Qeverisë serbe dhe se nuk do të cenojë integritetin territorial të Kosovës.“Shumë e respektojmë rolin tuaj, por ne nuk do të pranojmë që ju ose dikush tjetër ta rishikojë atë për të cilën kemi rënë dakord “, ka thënë zyrtari serb, duke shtuar se ky është mesazh për komunitetin ndërkombëtar dhe vet Mogherinin, e cila është ndërmjetësuese në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.“Serbia nuk heq dorë nga formimi i Asociacionit të komunave serbe. Ne nuk do ta lejojmë rishikimin e marrëveshjes “, ka deklaruar Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …