Marko Gjuriq

Gjuriq shpërfillë ndalesat verbale të Qeverisë për të mos hyrë pa leje në Kosovë

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq po qëndron në Kosovë edhe pse autoritetet qeveritare të vendit ia kanë ndalura hyrjen pa leje. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug raporton se Gjuriq ka thënë para gazetarëve në Leposaviq se po e kryen punën e tij normalisht dhe se për qëndrimin në Kosovë i ka lajmëruar përfaqësuesit ndërkombëtarë. “Unë jam në Kosovë, po e kryej punën time normalisht. Ai po ashtu tha se sillet krejtësisht ndryshe nga ata që mendojnë se mund të flasin gjuhën e urrejtjes, gjuhën e konfliktit dhe gjuhën e krijimit të problemeve në Kosovë. Ditë më parë autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar disa zyrtarëve serbë hyrjen në Kosovë e në mesin e tyre edhe Marko Gjuriqit. Nuk është kjo hera e parë që Qeveria e Kosovës u ndalon hyrjen qeveritarëve të Beogradit, por në praktikë nuk reagon, me qëllim për ta ruajtur “stabilitetin”.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …