Gjykata

Gjykata e Apelit liroi nga paraburgimi aktivistët e Vetëvendosjes, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti

Avokati, Tomë Gashi ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi dy aktivistët e Vetëvendosjes, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, duke ua zëvendësuar masën me “arrest shtëpiak”. Dy aktivistët po mbaheshin në paraburgim si të dyshuar për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016. Avokati Tomë Gashi thotë se të gjithë të aktivistët e Vetëvendosjes të dyshuar për këtë sulm janë të pafajshëm dhe se janë arrestuar vetëm për shkak të përkatësisë partiake. Nëse Astrit Dehari do të ishte gjallë, dita e fundit që ai do të lirohej prej paraburgimit do të ishte dita e sotme, për shkak se për arsye të njëjta, arsye jo të ligjshme Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar paraburgimin së bashku me të tjerët, ka nënvizuar avokati Tomë Gashi, që përfaqëson edhe familjen Dehari në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, në rrethana ende të pandriçuara.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …