Mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt e kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

Gjykata e Apelit, shqiptoi aktgjykimin në rastin gjyqësor kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, të cilëve u hoqi nga tre muaj burg

Gjykata e Apelit, në Hagë, si gjykatë e Shkallës së Dytë, por  në kuadër të Gjykatës Speciale, sot ka shqiptuar aktgjykimin përfundimtar në rastin gjyqësor  kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilëve u ka ulur dënimin me nga tre muaj burg. Më 18 maj të vitit 2022, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg. Ata janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020. Avokatët e Gucatit dhe Haradinajt menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë apeluan vendim, duke thënë se presin zvogëlim të dënimit, i cili mori formën e prerë me nga katër vjet e tre muaj burg për secilin.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …