Haradinaj: Enveri është ndër dëshmorët e parë të Republikës, që mbijetesën e saj e vë para çdo interesi tjetër

Gjykata e Lartë serbe: Urdhri për arrestimin e Ramush Haradinajt mbetet në fuqi

Ministria serbe e Drejtësisë nuk ka marrë ende ndonjë njoftim nga Interpoli për të hequr urdhrin për arrestimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kurse Gjykata e Lartë serbe ka thënë sot për “Beta” se fletarrestimi për shefin e qeverisë kosovare mbetet në fuqi. “Asnjë vendim për tërheqjen e urdhër­arrestit nuk është bërë. Urdhri mbetet në fuqi”, ka bërë të ditur kjo gjykatë, transmeton lajmi.net. Gjatë ditëve të fundit u konfirmua se me kërkesën e UNMIK­ut, Interpoli kishte hequr Haradinajn nga lista e të kërkuarve për krime lufte. Veç Haradinajt, nga kjo listë janë hequr edhe 17 persona tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

“The Independent” ngatërron Prishtinën me Serbinë, shqiptarët reagojnë në Facebook

Një fotografi nga qendra e Prishtinës, e përdorur nga mediumi britanik “The Independent” për të …