Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pabazë vendimin e Kuvendit të Kosovës të vitit 2021, për ta shkarkuar tërë Bordin e RTK-së

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pabazë vendimin e Kuvendit në vitin 2021 për ta shkarkuar të gjithë Bordin e RTK-së. Kushtetuesja konteston nëse ka pasur bazë ligjore për shkarkim kolektiv të anëtarëve të Bordit, duke përmendur se kjo nuk specifikohet në ligjin për RTK-në dhe se çdo anëtar emërohet dhe vepron në kapacitetin personal. Gjithashtu, përmend komentet e Komisionit të Venecias, të cilat, sipas Gjykatës thonë se, shkarkimet kolektive të bordeve të transmetuesve publikë janë të mundura vetëm kur ato përcaktohen specifikisht me ligj. Gjykata konstaton që në shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së, përkatësisht shkarkimin kolektiv të bordit të transmetuesit publik për “paaftësi profesionale”, të konstatuar përmes shqyrtimit të Raportit Vjetor të RTK-së për vitin 2020, Kuvendi ka vepruar pa bazë ligjore në kontekst të shkarkimit të Bordit në tërësinë e tij, si pasojë e refuzimit të raportit përkatës vjetor dhe rrjedhimisht, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për RTK-në”. Ky është verdikti i Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkarkimin e Bordit të RTK-së në vitin 2021, që përbëhej nga Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku. Lëvizja Vetëvendosje asokohe kishte mbështetur në tërësi rekomandimin e Ministrisë për shkarkimin e këtij bordi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …