ETEA

ETEA: Shkolla e dytë Verore ‘Filozofia për Fëmijë’ – Diaspora

Pas përfundimit të suksesshëm të Shkollës së parë Verore ‘Filozofia për Fëmijë’ – Diaspora, të sponsorizuar nga MPJD, Organizata ETEA dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës do të implementojnë edhe Shkollën e dytë Verore,  kësaj radhe për grumposhën 15-18 vjeç.

Shkolla verore është planifikuar të mbahet nga data 10 deri më 14 gusht 2023 në Prevallë/Bogë dhe premton të jetë një përvojë pasuruese dhe transformuese për të rinjtë pjesëmarrës. Ashtu si me edicionin e mëparshëm, fokusi do të jetë në eksplorimin e temave që lidhen me identitetin, trashëgiminë kulturore, gjuhën, artin dhe komunitetin.

Shkolla verore financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe kjo na mundëson të bëjmë një ftesë për të rinjtë nga komuniteti i diasporës, duke u dhënë atyre një shans për t’u lidhur me rrënjët e tyre dhe për të mësuar për trashëgiminë kulturore të Kosovës në një mjedis edukativ, duke u bashkuar në këtë shkollë PA PAGESË.

Kjo shkollë pranon 15 pjesëmarrës këtë vit dhe për të siguruar një përvojë gjithëpërfshirëse, ofrohet mbulim i pagesës për gjumin, tre vakte në ditë, pije dhe të gjitha materialet e nevojshme të punës gjatë gjithë kohëzgjatjes së shkollës verore.

Për më shumë informata ju lutem vizitojeni faqen e ETEA-së në facebook : www.facebook.com/etea.ngo

Kontrolloni gjithashtu

Ftesë për pjesëmarrje në zbulimin e Lapidarit kushtuar Dëshmorëve të Mbrojtjes së Kufirit, më 1944

Më 26 tetor 2024, në orën 12:00, në Herticë e Epërme, të Besianës, do të …