Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se është shkelur Kushtetuta kur është marrë vendimi për ka futur Prizrenin në karantinë

Pas shqyrtimit dhe analizimit të parashtresës së katër lëndëve që kishin të bënin me futjen në karantinë të komunës së disa komunave përfshirë edhe atë të Prizrenit, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se vendimet “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, respektivisht, janë në përputhshmëri me Kushtetutën, me përjashtim të pikave përkatëse të dispozitivit të cilat përcaktojnë kundërvajtjet administrative, ndërsa Vendimin për shpalljen “zonë karantinë” në Komunën e Prizrenit, e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën. “Karantina” sipas Ligjit nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, mund të urdhërohet nga Ministria e Shëndetësisë, pas rekomandimit të IKSHPK-së, vetëm për persona fizikë për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejt me personat e sëmurë apo të dyshuar për sëmundje ngjitëse. Rrjedhimisht, Vendimi për shpalljen e Komunës së Prizrenit “zonë karantinë”, u shpall jokushtetues, thuhet në mes tjerash në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …