Gjykata Speciale do të mbajë seancë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit më 17 dhjetor

Gjykata Speciale do të mbajë seancë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit më 17 dhjetor

Është caktuar seancë e re në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Seanca është caktuar më 17 dhjetor në orën 11:00. E njëjta do të jetë si lloj konference mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor. Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që  të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00. Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …