Gjykata Speciale e fton në cilësin e të dyshuarit ish eprorin e UÇK-së, Florim Kllokoqin nga Mareci i Prishtinës

Gjykata Speciale e fton në cilësinë e të dyshuarit ish eprorin e UÇK-së, Florim Kllokoqi

Prokurori i Gjykatës Speciale ka ftuar në cilësinë e të dyshuarit, ish eprorin e UÇK-së, Florim Kllokoqi nga Mareci i Prishtinës. Ftesa për ish pjesëtarin e Njësitit “Shigjeta”, ka ardhur para dy ditësh. “Kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar për krime lufte ndaj njerëzimit”, ka thënë luftëtari i lirisë, Florim Kllokoqi, i cili pas Betejës së Pashtrikut, ka shërbyer si komandant i njësisë së UÇK-së  në Artanë. Ai  ka konfirmuar ftesën ka shtuar se ndjehet krenar për të kaluarën e tij. Ish ushtaraku që jeton në Belgjikë me familjen e tij  që nga viti 2000, ka thënë se do të bashkëpunojë me Gjykatën në Hagë, pasi është i bindur se në fund do të dal i pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …