Gjykata Speciale ka arrestuar ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakajn. Më herët është raportuar se kjë gjykatë ka arrestuar edhe ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn. Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVLUÇK-së, ka reaguar kundër arrestimeve të Gjykatës Speciales, duke theksuar se kjo gjykatë po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së. Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar, Faton Kinaku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
