KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale ka dhënë disa informata lidhur me proceset gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së

Ditë më parë u bë e ditur se deklaratat hyrëse nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, i ashtuquajturi   mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtja kanë planifikuar të mbahen takime më 3, 4 dhe 5 prill 2023, ndërsa paraqitja e provave nga Prokuroria është planifikuar të fillojë më 11 prill 2023. Për çështjen “Thaçi dhe të tjerët” u caktua Tijana Kostiq si mbrojtëse për shtatë individë që nuk iu pranua kërkesa për të marrë pjesë si viktima në procesin gjyqësor. Individët që nuk iu pranua kërkesa, kanë të drejtën të apelojnë vendimin, si dhe t’u caktohet avokat. Sipas Angela Griep, trupi gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pasi konstatoi se ekziston ende rreziku Krasniqi dhe Selimi të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, mes të cilëve dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në këtë çështje, ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara. Ndërsa në çështjen tjetër gjyqësore, paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi kërkesën e Salih Mustafës për apelimin e vendimit të panelit mbi modalitetet e pjesëmarrjes së viktimave në procedurat e Apelit.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …