Gjykata speciale në Hagë iu vazhdon edhe dy muaj paraburgimin Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Gjykata speciale në Hagë kanë vendosur që të vazhdojnë paraburgimin ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për dy muaj të tjerë. Vendimi, i marrë më 13 mars 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, u bazua në rrezikun e pengimit të procedurave dhe mundësinë e kryerjes së krimeve të tjera, përfshirë ndaj dëshmitarëve. Gjyqtarët konstatuan se asnjë masë alternative, përveç paraburgimit, nuk mund të eliminojë këto rreziqe. Ky vendim lidhet me aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila akuzon katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Krasniqin dhe Selimin.

Kontrolloni gjithashtu

LBK kërkon publikimin urgjent të rezultateve të analizave, shpreh mbështetje për kompaninë Vita

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për kompaninë prodhuese Vita, duke …