Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale apelon vendimin mbi mocionet që sfidojnë legalitetin e Gjykatës dhe Zyrës së saj

Gjykata Speciale nuk ka detyrim ndaj Kosovës dhe nuk i raporton asaj, por pjesës së mbetur të UNMIK-ut, në veri të vendit

Gjykata Speciale nuk ka asnjë detyrim ndaj Kosovës. Pavarësisht se është krijuar me miratimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Gjykata Speciale kundër UÇK-së  nuk i raporton shtetit, por UNMIK-ut e Bashkimit Evropian. Në raportin e UNMIK-ut të përgatitur për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, i cili u mbajt dje, Gjykata Speciale i raportoi Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për aktivitetet e saj. Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe dy ish-zëvendësministra të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija e Muhamet Brajshori. “Raporti i UNMIK-ut pat ekstraktin e Gjykatës Speciale, gjykatë kjo e themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe i cili do të duhej të diskutohej aty e jo në Këshillin e Sigurimit. Fatkeqësisht kjo çështje kaloi pa u vërejtur nga ana jonë”, ka shkruar, zonja  Sahatqija, ndërsa Muhamet Brajshori konstaton se Gjykata Speciale është themeluar nën Kushtetutën e Kosovës dhe jo nga Rezoluta 1244. Kështu, ajo nuk ka vend në raportin e UNMIK-ut. Kjo Gjykatë është kundërshtari më brutal i shtetësisë së Kosovës sot”, ka shkruar ai. Edhe pse me vonesë disa nga poltikanët tanë më në fund po e kuptojnë të vërtetën lakuriqe të të ashtuquajturave Dhoma të Specializuara, të cilat ishin karrem mashtrimi për politikanët mendjelehtë. Lidhur me këtë diversion politik kundër Kosovës të Gjykatës Speciale, nuk kanë reaguar fare krerët e Shtetit, zonja Osmani, zotëri Kurti as Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …