Enver Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës sinonim të lirisë dhe pavarësisë

Gjykata Speciale refuzoi mbrojtjen në liri të Thaçit dhe të tjerëve, por la një mundësi për një garancion

Sipas gjyqtarit, Kaki Ambos, të akuzuarit e Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi  nëse  e marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akuzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm dhe të mbrohen në liri. Në vendimin që mori paneli gjyqësor  lidhur me kërkesën për lirim të përkohshëm të Thaçit, saktësisht në faqen 49 dhe 50, gjyqtari Kai Ambos jep versionin e tij se si në fakt Thaçi dhe të tjerët mund të mbrohen në liri. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për secilin rast dhe oferta e Shtetit të Tretë nuk garanton kurrsesi se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë thjesht dua të rris ndërgjegjësimin, domethënë që një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet me garanci, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibrin në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohet seriozisht nga Gjyqtari gjykues ose Kolegji kompetent”, thuhet në vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …