Gjykata Supreme ua njeh veteranëve të UÇK-së të drejtën për dy pensione

Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar të drejtën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përfituar njëkohësisht pensionin e veteranit dhe pensionin e moshës, si dhe të drejtën e trashëgimtarëve për përfitimin e pensionit pas vdekjes së veteranit. Lajmin e ka bërë të ditur avokati Nazmi Sallahu, i cili tha se me këtë aktgjykim korrigjohet një padrejtësi që, sipas tij, u ka mohuar veteranëve për vite me radhë një të drejtë ligjore. Sipas Sallahut, kufizimi i deritanishëm për përfitimin e vetëm një pensioni ka krijuar pabarazi të pajustifikuar dhe ka cenuar parimet kushtetuese dhe juridike të Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi se vendimi i Gjykatës Supreme u hap rrugë veteranëve të UÇK-së që të realizojnë të drejtën për përfitimin paralel të pensionit të veteranit dhe pensionit të moshës, si dhe garanton të drejtën e trashëgimtarëve për përfitimin e pensionit në përputhje me ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Fermerët kërkojnë tërheqjen e deklaratave të Adriana Matoshit pas protestës së qumështit

Fermerët kosovarë kanë reaguar ndaj deklaratave të deputetes së zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, …