Gjykata

Gjykata Themelore e Ferizajt dënon me 42 vjet të akuzuarit për terrorizëm

Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin ndaj 7 personave të akuzuar për veprën penale ‘terrorizëm”. Zeqiria Qazimi nga Gjilani është dënuar me 10 vjet burg.  Gjykata dënoi me 8 vjet burg Ilir Berishën e me 7 vjet e 6 muaj burg Sadat Topojanin. Ilir Krraba u dënua me 5 vjet burg, Burim Ballazhi 4 vjet e 6 muaj, Jetmir Kyçyku 4 vjet dhe Liridon Kabashi me 3 vjet. Sipas aktgjykimit, të pandehurit kanë rekrutuar njerëz për të luftuar në Siri.  Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …