Ragip Begaj

Gjykata Themelore në Gjakovë hodhi poshtë aktakuzën e Prokurorisë kundër kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të ngritur muaj më parë kundër kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, i cili akuzohej për gjoja keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar nëpër shpifjet e kurdisjet e disa medieve. Gjykata ka konstatuar se nuk ka prova me të cilat do të vërtetohej dhe mbështetej dyshimi i bazuar se Begaj ka kryer veprën penale me të cilën është ngarkuar. Për këtë vendim Prokuroria ka thënë se nuk ka kurrfarë informacioni dhe se këtë po e dëgjon për herë të parë nga gazetat. Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se sapo ta marrë vendimin do ta analizojë dhe do të bëjë ankesë në Gjykatë të Apelit.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …