Brickos

Gjykata Themelore në Prishtinë, e shtyn kthimin e Basri Sejdiut në krye të SHSKUK-së pas shkarkimit nga Bordi Drejtues

Gjykata Themelore në Prishtinë, e shtyn kthimin e Basri Sejdiut në krye të SHSKUK-së pas shkarkimit nga Bordi Drejtues

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Bordit Drejtues, me ç’rast ka shtyrë ekzekutimin e Vendimit të Inspektoratit të Punës. “Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Aktvendimin A.nr.1690/2020, përmes së cilit është njoftuar se është aprovuar kërkesa e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të Inspektoratit të Punës, me nr. 7389 të datës 05.10.2020, për kthim në punë të ish-drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, deri në vendimin definitiv gjyqësor, sipas padisë së bërë nga Bordi Drejtues i ShSKUK-së”, thuhet në njoftim e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Sejdiu ishte ankuar në Inspektorat të Punës, pasi ishte shkarkuar në korrik nga kreu i SHSKUK-së. Në shkallën e parë ishte konstatuar një mori shkeljesh në shkarkimin e Sejdiut nga Bordi Drejtues dhe ishte kërkuar kthimi i tij në punë. Bordi Drejtues u ankua në shkallën e dytë, por ankesa është refuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …