Brickos

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale,

Gjykatësi paraprak, në Hagë ka marrë vendim, për t ia vazhduar masën e paraburgimit, luftëtarit të lirisë, Pjetër Shala

Gjykatësi paraprak, Nicolas Guiju, ka marrë vendim, me anë të së cilit ia ka vazhduar masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili nga Prokuroria e Gjykatës Speciale akuzohet për gjoja krime lufte. Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim  se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që  Shala do të arratiset, do ta pengojë progresin e procedurave ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i kanë ofruar dëshmi Prokurorisë. Luftëtari i lirisë, Pjetër Shala u arrestua më 16 mars të vitit  2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit të Prokurorisë Speciale. Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …