naftës

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në heqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës. Mbi 400 milionë euro në vit janë të hyrat në buxhetin e shtetit nga akciza dhe tatimi mbi vlerën e shtuar për derivate. Por, opozita po i kërkon Qeverisë që të heqë dorë nga një pjesë e këtyre të hyrave. Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për EO-në se kanë kërkuar që akciza nga 6 centë të bëhet në dy centë. “Kemi kërkuar heqjen e akcizës dhe TVSH-së, për naftën. Qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat, por është normale që duhet të hiqet akciza, sepse qytetarët paguajnë 6 centë më shumë dhe ne kemi kërkuar të paguajnë  vetëm 2 centë, do të thotë të përgjysmohet akciza për naftën”, tha deputetja, Rrezarta Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …