leoni

Gjyqi i Apelit në Beograd liroi 8 pjesëtarë të MUP-it serb, të akuzuar për ekzekutimin e 1.313 myslimanëve në Srebrenicë

Gjyqi i Apelit në Beograd liroi 8 pjesëtarë të MUP-it serb, të akuzuar për ekzekutimin e 1.313 myslimanëve në Srebrenicë

Gjyqi i Apelit në Beograd  mori vendim  definitiv për lirimin nga aktakuza të tetë pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të akuzuar për ekzekutimin dhe vrasjen mizore të 1.313 myslimanëve të Srebrenicë, më 14 korrik të vitit 1995. Gjykata e Apelit në Beograd po i përfundon lëndët, ashtu sikur ka kërkuar regjimi i Aleksander Vuçiqit. Qëllimi është jo vetëm  që të mos zhvillohem më tej gjykime për krime lufte, por përmes një obstrukcioni të tillë po bëhen përpjekje që të bëhet që të pamundësohet puna e  Gjykatave për krime lufte.  Arsyetimi i aktakuzës bazohet në faktin se gjoja akuzën nuk e ka ngritur prokurori i autorizuar.  Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte prej viti të kaluar e deri në  maj të këtij viti nuk ka caktuar asnjë prokuror, as kryes të detyrës së tij. Dhe pikërisht në këtë periudhë është ngritur akuza për krime lufte në Kravicë, afër Srebrenicës. Për këtë lëshim të qëllimshëm akuza kundër kriminelëve është hedhur poshtë. (Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …