Gramoz Ruçi: Nderimi për dëshmorët është shenjë e pjekurisë dhe fuqisë së një kombi

Gramoz Ruçi: Ne nuk do të lejojmë të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për ta ndërtuar Shtetin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e PDK-së, të kryesuar nga Enver Hoxhaj. Në takim morën pjesë Zëvendëskryetari i PDK, Xhavit Haliti, dhe Sekretari e Përgjithshëm, Uran Ismaili. Kryekuvendari Ruçi vlerësoi qëndrimin dinjitoz te drejtuesve institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e Luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë.

“Ne nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, SHBA dhe NATO. UÇK-ja dhe populli kosovar kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Në mbështetje të Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë, prej vitit 1991, ka miratuar 18 Rezoluta dhe Deklarata, të cilat kanë kontribuar në ndriçimin e të vërtetës.  Sot është i nevojshëm unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën”, nënvizoi  Ruçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …