Grante për 20 biznese në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtoresha e Agjencionit “Help”, Shqipe Breznica, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, për mbështetje të stabilitetit socio-ekonomik, në kuadër të projektit të financuar nga Qeveria e Gjermanisë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi, është mbështetja dhe zhvillimi i sektorit të ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla, në funksion të rritjes së punësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Marrëveshja e nënshkruar parasheh ndarje të granteve për të paktën 20 biznese të cilat do të mbështeten në synimet e tyre për t’u rritur dhe zhvilluar ekonomikisht. Kryetari Jashari me këtë rast ka falënderuar drejtoreshën Breznica, që nëpërmjet këtij bashkëpunimi, do të ndihmohen bizneset me anë të granteve që do të ndahen siç parashihet në këtë marrëveshje të nënshkruar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …