Grenell

Grenell: Kurti ishte plot me justifikime, jo me ide të reja dhe refuzoi ndihmën e Qeverisë amerikane për energjinë e pastër

Ish-emisari amerikan  për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili është shprehur i zhgënjyer me disa raportime në mediat e Kosovës rreth takimit të Kurtit në Uashington me këshilltarin e Joe Biden, Jake Sullivan. Grenelli ka thënë se nuk është pasaktësi të raportohet se Kurtit nuk i është ofruar asnjë takim në Shtëpinë e Bardhë. “Përderisa është e vërtetë që disa takime mbahen në objektin e Eisenohower, Kurti nuk u shpërblye me një takim në zyrat e Këshillit për Siguri Kombëtare, në dhomën e Rusveltit apo në zyrën Ovale. Ai mund të kishte, po s’i pati”, ka shkruar Grenelli. Ai ka theksuar se Kurti është përballur me kritika të shumta nga demokratët dhe republikanët në Kongres gjatë takimeve në Capitol Hill. Ai ishte i mbushur me justifikime dhe jo me ide të reja. Politikanët amerikanë nuk ishin të lumtur që ai refuzoi ndihmën e qeverisë amerikane për energjinë e pastër. Në fund, Grenell ka thënë se edhe ekipi i dobët i presidentit amerikan, Joe Biden është i dëshpëruar me Kurtin.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …