Brickos

Memli Krasniqi në Ferizaj: Ky është modeli i qeverisjes së PDK-së që do të bartet edhe në nivelin qendror

Memli Krasniqi në Ferizaj: Ky është modeli i qeverisjes së PDK-së që do të bartet edhe në nivelin qendror

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Ferizaj, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu, kanë vizituar punimet në rikonstruktimin e rrugës Ahmet Kaqiku dhe punimet në Qendrën Multifunksionale. Ai tha se ndjehet i kënaqur të shohë këto projekte të reja transformuese që Agim Aliu është duhet i implementuar me ekipin e tij, projekte të premtuara gjatë fushatës zgjedhore. “Kur ka vepra, veprat flasin më shumë se fjalët, dhe kur vijmë në Ferizaj ne shohim vepra shumë. Sa herë që vij këtu dhe besoj që kushdo që vjen në Ferizaj frymëzohet, sepse sheh një punë të jashtëzakonshme transformuese, e cila e ka përmirësuar dhe ka ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve të kësaj komune. Por, përtej saj e ka ndikuar edhe cilësinë e jetës të të gjithë qytetarëve të kësaj ane”, tha ai. Lideri i PDK-së duke e cilësuar Qendrën Multifunksionale si një projekt madhështor,  unik dhe vizionar, tha se kjo do ta transformojë jetën kulturore, artistike dhe qytetare edhe në këtë dimension të të gjithë banorëve të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …