Brickos

Gresa Krasniqi: Kush më mirë e mbron ushtrinë e komandantit legjendar Adem Jasharit, se komandant Çeliku

Gresë Jakup Krasniqi: Shteti i Kosovës, vazhdon ta ndihmojë Shqipërinë në të gjitha fatkeqësitë natyrore

Shteti i Serbisë vazhdon të udhëhiqet nga ish kriminel që për përiudhë të gjatë vranë, dhunuan, dogjën dhe shkatërruan gjithcka në Kosovë.
Shteti i Serbisë edhe sot 22 vjet pas luftës, vazhdon ta lufton Kosovën fuqishëm duke lobuar vazhdimisht në tërheqje të njohjes së shtetit më të ri e më të vuajtur në Ballkan, vazhdon ta pengon anëtarësimin në organizata botërore dhe, fuqishëm mohon ekzistencën tonë.
Shteti i Kosovës, megjithëse ende shumë fragjil, vazhdon ta ndihmon Shqipërinë në të gjitha fatkeqësitë natyrore. Kjo len të kuptohet se Kosova e vogël dhe e varfër, do ta ndihmonte mëmën Shqipëri edhe në rast të fatkeqësive njerëzore.
Në njërën nga postimet e mija kisha lexuar një koment “Nga na vjen e keqja neve shqiptarëve? Prej armiqëve apo prej vetëvetës?” Dhe realisht ende s’e kam gjetur përgjigjen e duhur.
Në njërën anë kemi “Ballkanin e Hapur” dhe në anën tjetër Bregovic. Të dyja të këqija e të ardhura nga shqiptarët.
Sa e vlerësojmë artin ne shqiptarët e Kosovës së shtypur e të vuajtur, e tregon fakti sa yje botërorë kemi nëpër botë, të cilët vazhdimisht me krenari i tregojnë botës se në fakt janë shqiptarë, e jo kosovarë.
Jam rritur me librat e rilindasëve shqiptarë, Babi, para se të na mësonte fjalët e para shqipe, na mësoj dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Bregovic, para se të jetë artist është në fakt kriminel i cili me këngët e tij frymezoi luftën ndaj shqiptarëve të Kosovës.
NUK ËSHTË ARTIST, mos e perzieni artin me krimin!
Prandaj, realisht, nga na vjen e keqja neve shqiptarëve? Nga armiqtë apo nga vetvetja!?

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …