Brickos

Gruaja Demokratike e Degës së Prishtinës vendos ura bashkëpunimi me OJQ-në “Jeta Vita”

Gruaja Demokratike e Degës së Prishtinës vendos ura bashkëpunimi me OJQ-në “Jeta Vita”

Përmes bashkëpunimit tonë ne mund ta fuqizojmë veten dhe në këtë mënyrë ne dëshirojmë të jemi urë lidhëse në projektet e përbashkëta”, tha kryetarja Gruas Demokratike të Degës së Prishtinës, Fëllanza Pula. Një delegacion i Kryesisë së Gruas Demokratike të Degës së Prishtinës gjatë ditës së sotme ka vizituar Organizatën Joqeveritare “Jeta-Vita’ në Prishtinë. GD e Degës së Prishtinës gjatë kësaj vizite u ka ofruar mbështetje grave të kësaj shoqate në veprimtarinë që ato zhvillojnë. Kryetarja Fëllanze Pula, me këtë rast theksoi se gratë mund të bëjnë më shumë duke mbështetur njëra tjetrën. “Përmes bashkëpunimit tonë ne mund ta fuqizojmë veten dhe në këtë mënyrë dëshirojmë të jemi urë lidhëse në projektet e përbashkëta”, tha kryetarja Pula. Në anën tjetër, kryetarja e Shoqatës “Jeta-Vita”, Mimoza Nuhiu, ka falënderuar kryesinë e Degës së Gruas Demokratike të Prishtinës, për mbështetjen dhe ofrimin e gatishmërisë për të bashkëpunuar në projektet që avancojnë pozitën e gruas në shoqëri përfshirë edhe gratë në biznes. Për format e bashkëpunimit në mes të GD-së së Prishtinës dhe Shoqatës “Jeta Vita”, për fusha të caktuara, do të vendoset ditëve në vijim, pas punës që do të bëjnë komisionet përkatëse, ku do të ketë edhe plane të veprimit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …