Grubi: Ahmeti u angazhua për lirimin e Gafurr Dugollit

Zyrtari i BDI-së, Artan Grubi ka thënë se Ali Ahmeti është angazhuar për lirimin e Gafurr Dugollit. Në një prononcim për ‘Dnevnik’, ai ka thënë se angazhimi i kreut të BDI-së, nuk ka lidhje me ndikimin politik mbi gjyqësinë dhe prokurorinë. “Burgosja e Dugollit është akt politik nga autoritetet serbe në bazë të veprës joekzistuese dhe aktakuzë që na vendosi neve dhe gjyqësinë në situatë të palakmueshme. Mu për këtë Ali Ahmeti tha ndal keqpërdorimit të të drejtës ndërkombëtare nga ana e  autoriteteve serbe dhe se atë nuk do ta lejojë në Maqedoni”, ka thënë Grubi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …