Serbia nis fushatën zgjedhore në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës janë afishuar pllakate elektorale në mbështetje të partisë së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq. Në pjesën veriore të qytetit hasen gjithandej pllakata me alfabet cirilik ku shkruan ‘Të bashkuar mundemi gjithçka – Aleksandër Vuçiq – Serbia do të fitojë’. Këto pllakate dërgojnë mesazh që serbët e kësaj pjese të votojnë për kryeministrin serb, Vuçiq, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që do të mbahen me 24 prill. Zyrtarët e Qeverisë serbe kanë paralajmëruar se këto zgjedhje do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë reagim të institucioneve tona, me përjashtim të deklaratave të ministres, Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …