Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet, Amerikë-Rusi

Grupi me 62 oficerë amerikanë, të brengosur për shkak të lidhjeve të mundshme” Donald Trump e Vladimir Putin

Grupi nga 62 oficerë amerikanë, të pensionuar, në mesin e tyre edhe gjenerali i mirënjohur për shqiptarët, Vesli Klark, komandant i trupave të NATO- gjatë bombardimit të Serbisë në vitin 1999,  kanë shfaqur brengosjen për shkak të lidhjeve të mundshme ndërmjet kandidatit republikan për president të SHBA-së Donald Trump dhe kryetarit të Rusisë Vladimir Putin. Ata e kanë ftuar Trumpin t’i bëjë publike dëshmitë e veta tatimore për t’u vërtetuar nëse ka lidhje financiare me Moskën.  Oficerët theksuan se Trump ka ndërmarrë hapa që janë në dobi të Rusisë përfshirë edhe refuzimin të pranojë konkluzionet informative se sulmet kibernetike kohë më parë në komitetin Kombëtar Demokratik janë të ndërlidhura me Kremlinin.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …