The Guardian: Amerika i vë veto kandidatit serb për postin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiq

The Guardian: Amerika i vë veto kandidatit serb për postin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiq

E përditshmja e Britanisë së Madhe, “The Guardian”, shkruan se kandidatit serb për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiq, do t’i vihet veto. Kjo do të bëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan në artikullin, i  cili analizon garën e deritashme dhe mundësitë e kandidatëve, publikuar në ueb-faqen e gazetës me titullin, “Vendimmarrja dhe trikat e pistë: brenda garës për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së”. Vuk Jeremiq, ministër i jashtëm i Serbisë, sipas të gjitha gjasave do të pengohet ngaAmerika, thonë diplomatët. Uashingtoni nuk e ka falur Jeremiqin për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, mes perceptimit të Amerikës ai përdori kohën e tij si president i Asamblesë së Përgjithshme si një platformë për retorikës nacionaliste.  Kjo ka të bëjë me aktivitetet e Jeremiqit si ministër i Jashtëm i Serbisë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008. Sipas artikullit të Guardianit, edhe ish-kryeministri portugez Antonio Guterres, kandidat për këtë post, mund të përballet me veto nga Rusia, ndërsa sllovaku Mirosllav Lajçak, mund të kundërshtohet nga “një apo më shumë” shtete anëtare të OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …