Guterres: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka reaguar pas sulmit ajror të Iranit drejt Izraelit. Ai ju ka bërë thirrje të dyja shteteve që t’i ndërpresin menjëherë armiqësitë mes tyre. “Jam thellësisht i alarmuar për rrezikun real të një përshkallëzimi shkatërrues në mbarë rajonin. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme”, ka theksuar mes tjerash, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai ka shtuar më tutje se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …