Hahn: Duhet të lëmë Kosovën dhe Serbinë të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit

Hahn: Ballkani është si një enë e mbushur me naftë që pret vetëm një shkëndijë zjarri për të marrë flakë

Komisioni për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, duke folur për të përditshmen gjermane ‘Zeit’, ka deklaruar se  “Ballkani konsiderohet si një enë e mbushur me naftë që pret vetëm një shkëndijë zjarri për të marrë flakë”. Kjo  e përkufizon më së miri gjendjen aktuale në rajon ku ‘lufta e fjalëve’ dhe idetë për ndryshim kufijsh sërish kanë marrë hov. Asgjë më shumë se një tren nuk e riktheu “Ballkanin në një periudhë të hershme”, thanë njohësit e rrethanave, bazuar në deklaratat, siç i cilësuan, “luftënxitëse të politikanëve në Serbi dhe Kosovë”. Por problemet në Ballkan, vlerësojnë njohës të rrethanave, shtrihen gjithandej në kohën kur BE-ja për shkak të, siç thuhet, “problemeve të saj të brendshme” dhe “SHBA-ja për shkak të ndryshimeve në administratën e saj” e kanë ‘pushuar’ interesimin për rajonin.  (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …