Hahn: BE s’pranon shtete që kanë probleme me vendet fqinje

Hahn: Tani prioritet kyç është ndërtimi i një zone ekonomike rajonale për të nxitur rritjen ekonomike

Në qytetin bregdetar të Shqipërisë, në Durrës, janë takuar kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor ku po bisedojnë për të ardhmen e këtij rajoni dhe hapat që duhet ndërmarr për zhvillimin dhe përparimin e tij. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, euro komisionari, Johanes Han tha se tani prioritet kyç për Ballkanin Perëndimor është ndërtimi i një zone ekonomike rajonale për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin e qytetarëve. Ai vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vendin tonë dhe tha se tashmë pret Vettingun, pasi tashmë nuk ka më asnjë justifikim. “Zgjedhjet e drejta dhe transparente kanë qenë një kusht për të ecur përpara. Tani nuk ka më asnjë justifikim që mund të përdoret. Tani mund të shkojmë drejt zbatimit dhe tani do të shohim rezultatet e para konkrete te Vettingut.

Kontrolloni gjithashtu

Moldavia dërgon kontingjentin e ri paqeruajtës në Kosovë, 41 ushtarë i bashkohen misionit të KFOR-it

Një kontingjent prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë është nisur drejt Kosovës për …