Haki Dinë Kameraj (7.10.1963 – 8.5.1998)

Haki Dinë Kameraj (7.10.1963 – 8.5.1998)

Dëshmori i kombit Haki Kameraj u lind më 7 tetor të vitit 1963, në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Ishte fëmija i vogël, nga katër djemtë që i lindën dhe i rritën prindërit Dinë dhe Hatë Kameraj.

Shkollën fillore Hakiu e kreu në Isniq, të mesmen në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, ndërkaq Akademinë Policore në Vushtrri, në vitin 1986. Edhe pse një kohë punoi në policinë e Gjakovës, përkatësisht në policinë kufitare në fshatin Zhub, ishte i pakënaqur me trajtimin që u bëhej shqiptarëve nga policia dhe organet e pushtetit të kohës. Në vitin 1990, nuk pranoi t’i shërbente regjimit okupues të Millosheviqit, sikurse qindra shqiptarë të tjerë të punësuar në polici, prandaj e larguan nga vendi i punës. Këso kohe dhe deri në fillimin e luftës frontale në Kosovë, mori pjesë në protestat, tubimet dhe demonstratat që u organizuan kundër okupatorit serb në Kosovë, si në Deçan, Pejë, Gjakovë, Prishtinë, etj.

Me të shpërthyer lufta frontale, Hakiu, më 13 prill 1998, iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njësitin e fshatit Lëbushë. Ai ishte ndër organizatorët e parë të njësiteve të UÇK-së në këtë fshat. U angazhua për mobilizimin e bashkëfshatarëve, sigurimin e armatimit për bashkëfshatarët e tij, të mobilizuar vullnetarisht në radhët e UÇK-së dhe për organizimin e luftës mbrojtëse në këtë anë. Ishte anëtar i Shtabit Lokal të UÇK-së së këtij fshati.

Dihet se pozicioni i fshatit Lëbushë ishte mjaft delikat, pasi shtrihet në të dy anët e rrugës përgjatë magjistrales Pejë-Deçan, 2.5 kilometra larg në veri të qytezës 153 Feniksët e lirisë – 16 së Deçanit, rrëzë maleve.

Ndonëse e dinte se lufta për liri nuk ishte e lehtë dhe se ajo do të ishte e pabarabartë, ai ishte i vendosur, i përkushtuar dhe i gatshëm të flijohej për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb.

Më 8 maj 1998, Hakiu ka rënë dëshmor në luftimet afër Fabrikës së Pompave me Pinston, në periferi të fshatit Lëbushë, kur gjatë vëzhgimit të terrenit bie në pritën e forcave paraushtarake serbe. Siç dihet në këtë pjesë duke filluar nga terrenet malore përreth manastirit të Deçanit e deri te kjo fabrikë, që nga 12 prilli i vitit 1998 ishin përqendruar njësitet speciale të Njësisë për Operacione Speciale të Sigurimit Shtetëror Serb, në krye me kriminelin e luftës Frenki Simatoviq, i cili asokohe personalisht ishte i përqendruar në këtë rajon.

Trupin e dëshmorit, bashkëluftëtarët e tij, arrijnë ta tërheqin nga vendi i rënies, për ta varrosur të nesërmen, më 9 maj 1998, në varrezat e fshatit Lëbushë, me nderime ushtarake.

Hakiu ishte i martuar dhe pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe katër fëmijë. Pas rënies, familja e dëshmorit është nderuar me mirënjohje të shumta si nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Zona Operative e Dukagjinit, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Komuna e Deçanit, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, etj.

Kujtimi për jetën dhe veprën e tij të lavdishme është përjetësuar në Lapidarit e përbashkët të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Lëbushë. Gjithashtu emrin e tij e mban një rrugë në fshatin e lindjes. (F. R.)

Kontrolloni gjithashtu

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 - 29.3.1999)

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 – 29.3.1999)

Menjëherë pas 24 marsit të vitit 1999, pas bombardimeve të NAT0-s mbi forcat çetnike serbe, …