Hakif Bajrami: BE-ja, apo vetë ne jemi fajtorë për izolimin kancerogjen

             BE-ja  edhe një herë dëshmoi se ndaj shqiptarëve mbanë kritere të dyfishta morale dhe politike. E vërteta, duke refuzuar Kosovën që mos të ketë liberalizim të vizave, BE-ja tregoi për të satën herë se shqiptarët konsiderohen “kancer”  të saj.

BE dhe Këshilli i Evropës madje formuan Gjykatë Speciale për Kosovën. Si mund ta themlojë një Gjykatë Speciale për Kosovën Evropa kur BE nuk e njeh Kosovën fare. A nuk është ky fakti i nivelit racist dhe diskriminues,  kur BE nuk ka Kushtetutë fare.  Kjo Gjykatë Speciale do të i qëndrojë Kosovës mbi kokë si shpata edhe për dia vite, dhe këtë neofashizëm do ta shfrytzojë Serbia e mbushur me kriminel të nivelit të lartë. Pse vetëm për Kosovën. A nuk është ky paragjykin se këtu “paskanë ngja krime monstruoze”? .

A nuk pati kohë Tribunali i Hagës, që ta kuptojë të vërtetën dhe atë e tha publisht, kur ata që u ftuan u : Shpallën të pafajshëm. A nuk u provuan në njëqindë mënyra të nivelizohet viktima me xhelatin, duke prodhuar dëshmitarë të rrejshëm , duke dërmuar familje të tëra. Ku është këtu morali dhe dinjiteti njerëzor. Ky qendrim nuk ka koment ma. BE nuk po e kupton se shqiptarët, janë taksapaguesit më të sinqertë, punëtorët më të vyeshëm. Shqiptarët, duhet t` i thuhet BE-së, se në Kampionatin e saj në futboll  (2016 bje fjala), po i japin DY KOMBETARE ( Shqipëri, Zvicër-gjysma), ku mund të jetë edhe e treta. Ndonjë futbollistë shqiptarë mund të luaj edhe në ekipin e Turqisë, apo ndonjë vendi tjetër. Pse ka ndoddhë ky fenomen, nëse hulumtohet e kaluara , del se Kosova ka përjetuiar tragjedi të shumëfishta, me 280 000 vjetë nepër burgje 1912-1999; me 12000 shqiptarë të vrarë mizorisht nepër burgje, me krimet më monstruoze me mbi 20 000 dhunime, në luftën e fundit 1998-1999 nga neofashistët serb. Kush u denua deri me sot për këto krime? Askush, për 1800 fëmijë të vrarë në prani të nënave, për mbi 700 kufoma të hudhura nepër bunare, për njerëzit e prerë me sharrë publikisht, për bartje të kufomave deri në Beograd për të humbë xhurmë, dhe prap me atë Serbi, me të njejtit akterë që do të duhej të ishin( Nikoliq, Vuçiq, Daçiq) në Shveningen, të negociohet. Për këtë Gjykatë Speciale njeriu i rendomt në: Indi, Kinë, Indonezi, Egjipt, Brazil etj. do të mendojë se “është fjala për fajtorë shqiptarë”!!!. Këtu mshifet makineria e Dik Martinoviqit dhe kompanisë që e përdorin KE për qëllime mafioze proruse dhe neofashiuste.

 

 Tash shtrohet pyetja tragjike për kombin tim: Çka do të bërëj po të lejohej kërkesa edhe ,me shkrim edhe me luftë të DREJTE kundër çdo okupatori, e të themelohej Shqipëria etnike më 1878, (pse nuk u përfill fare Lidhja Shqiptare 1878-1886), apo më 1912, apo më 1919, apo më 1945. Sot, Shqipëria etnike do të ishte në nivelin ekonomik, kulturor dhe fuqi politike e nivelit të një Spanje, Holande, France, Bullgarie, Austrie apo Italie, !!!?. E spotri dihet se është përcaktues i kulturës dhe intelegjencisë. Nuk jamë i dashuruar në shkallë romantike në kombin tim , sepse kemi edhe të meta. Por, jamë thellë i bindur se moslejimi i vizve vetëm për Kosovë, ka për qëllim që  “kosovarët” të marrin sa më shumë viza serbe, dhe një ditë neofashistët e Serbisë, ta paraqesin në OKB: “ Për Kosovën është themluar Gjykata Speciale; Mbi 700 000 shqiptarë të Kosovës, kanë pashaporta të Serbisë etj.”. Ky fakt pritet të krijohet, sepse korrupsion, hajni dhe padrejtësi ka në çdo vend të BE-së. Nuk jetojmë në Mars. Sot BE është shumë e vogël për të mshefë diçka! Çdo gjë dihet. Madje kur Serbia “diplomatike” arriti të rrejë në Londër më 1913 se në: “Kosovë flitet vetëm serbisht, se nuk ka popull tjetër”, dhe ata diplomatë memzi e pritnin këtë përgjegje, nuk është çudi si trajtohemi sot, në Epokën e informatikës, ku neofashizmit serb iu ka ngushtua hapësira. E vërteta, fjalimi enciklopedik  i Presidentës Atifete Jahjaga më nxiti ta bëjë këtë shkrim! Ajo i demantoi të gjitha hipotekat neofashiste mbi dhe për Kosovën. Kështu reprezentohet shteti dhe kombi. Historikisht, politikisht, BRAVO PRESIDENTE.

 

Shoqëria e Kosovës është shumë e brengosur në këtë fundëvit. Çdo kend që e takon, të pyet, çka po ndodhë me këtë vend. Nuk duhet me qenë shumë intelegjentë, për të folë (jo për të ditur) në këtë kaos politik, të cilin na duket se vet e kemi krijuar. Dhe menjëherë me duhet të them se një “fruth” politik shumë të dëmshëm Kosova e ka dertë, siç thot populli. Industrinë e viedhjes së votave, si dhe votimin për njëzetë (20) familiarë, e kemi lërën prapa. Përparim do të thoja brilant, në demokraci. Dihet në kohën e totalitarizmit se ksuh propozohej, fitonte, medje 100%. Dihet në kohën kur e rrenim vetën, se kemi pushtet “paralel”, që nuk ishte kurrfar pushteti, elektoratit i thuhej 98% kanë dalë në zgjedhje, ndërsa LDK ka fituar 105%. Fjalë e odave tona filozofike, fjalë e mjerimit politik, realitetin e të cilit sot po paguajmë si hraq, jemi kah e perceptojmë. E vërteta, LDK dhe Isa Mustafa, nuk është mësuar të japi kurrë llogari para Parlamentit, sovranit, prandaj ekipi i tij prej diletantësh nëse e ka detyruar të nënshkruaj asociacion ku figuron fjala angllisht “cnostitution”, përfundimi nuk është vetëm gabim, por trdhati. Ky  prononcim  publik duhet të argumentohet, sepse, “mileti” ka të drejtë të dyshojë, të akuzojë dhe ka moral të thot se nuk e kam pasë me sherr, por për të fituar shteti. Po si të gjindet ky sinqeritet në këtë kaos akuzash dhe kundërakuzash. Serbia në anën tjetër, me këto siellje vetëm një fjali po e përseritë këto ditë në Beogradin e saj, ku vlon xhezvja në akull: “ Shqiptarët nuk dijnë të krijojnë shtet”, thue se vet ishin ma të mirë 1989-1999, kur dihet se në Hagë e kanë një “bylyk” kriminelësh, kurse në shtetpi nuk ka lagje që nuk e ka nga një e dhjetë kriminelë. E Brukseli , i ka llogaritë e veta të vjetra dhe të reja.  Faji shkon deri te okupimi osman që nuk na la kurrë të kemi shkollën tonë kombëtare, shtetin tonë etnik, deris sa u shkatrrua edhe vet.  Në fund, prap u dhuroi atyre që nuk ishin NE atë, që nuk ishte e saj (1878-1912). Dhe, prap na kërkohet të “shkruajmë hiostori tolerante” , pas një shekulli më 2012. Po nuk mund të anashkalojmë se në shekullin XIV vet kërkuam shpëtim nga Osmanlia (1346 dhe 1348), sikurse më 1999 nga NATO. Kjo do të thot se nga pansllavizmi gjithëmonë jemi të rrezukuar.

 

A po shuhet fama e partive që kanë fituar vota më së shumti  (PDK+LDK). Më duket se këtij fundi, nuk po i shihet skaji. Këtë që e them e mbshteti në fjalimet e opozitës të cilat i kanë vierr gozhdat në dy çështje që janë shumë të dëmshme nëse janë ashtu si paraqitën, por askush nuk e ka vërtetuar në shtyp, radio, televizion nga zyrtarët që kanë nënshkruar, se nuk kanë gabuar. E kanë dërguar njërën gjysmë të gabimit në Kushtetuese. Kaq flasin dy taborret e “gjaksuara” politike. Dhe ajo Kushtetuese heshtë, sikur nuk po ndodhë asgjë. Gabim.Nuk them se duhet verdikti të merret shkel e shko, sepse  as nuk mundet, por dikush po shiqon që Brikselit t` i bëjë lajka, e Brukseli po tregohet shumë dorëlirë me të drejtat tona për ta nxierrë Serbinë nga rrieta e Rusisë, e cila është katandisur dhe po dëshmon se donë luftë, madje nukleare, pa e ditur se vet mundet 105% të digjet në te. Francezët, janë popull i madh kur gjinden buzë grëminës, konkludoi këto ditë një filozof i analizave politike (Bernard Henri Levi). Po ne fenomenalisht nuk jemi francezë. Nuk më duhën votat e komunistëve , patë deklaruar një politikan i moderuar, por që e donë më tepër atdheun se sa vetën . Lidhur me këtë, a mund të konkludojmë se në momentet e mëdha tronditëse, duhet t` i kemi në tavolinë të pushtetarëve  mënyrat e fitoreve të politikanëve enciklopedik.Pushtetarët tanë me nga 4-5 rroga (vende jopune!) si ta shpëtojnë popullin, por edhe si të shpëtohen pa i rrxuar populli, tani çdo gjë dihet. Dihet si u rrxua kasapi i Ballkanit, me fuqinë e votës. Me vështërsi u dorëzua, por pa vështërsi iu lidhën duartë. Pushteti, pra është enigmë katstrofale filozofike. Në Kosovë, tani pozita të prish kërbaç, opozita të le qorr me gazëra helmues. Të dy palët nuk i japin pesë pare, vetëm të fitojnë pushtet. Ata dhe këta, po deklarojnë se tërë luftën e kemi për Republikën?!!! Jo, lufta  e tyre është kundër Republikës, sepse qe 15 vjetë janë në jetën parlamentare, gati të njejtit dhe asnjeri nuk e ka vrarë trurin e të dali në foltore e të lëshojë KUSHTRIM , si jeton populli, pensionistët mdje konsiderohen para të huajëve si “komunist”, INVALIDET E LUFTES, të smurët , të papunët, taksapaguesit e varfur deri në 85% e popullsisë. Prap, po kthehem te Francezët. Për dhjetë ditë REFLEKTUAN dhe i thanë “lepenizmit” fashist, JO. Ne, konvertimin e sistemit ekonomiko shoqëror ua kemi lërë në duarë ta spejgojnë demagogët, fallëgjinjët politik, ndërsa duke u treguar FODULL kur janë zgjedhjet menaxhimin e shtetit në kompozicion  e ka caktuar inercioni dhe mosinteresimi se Evropa do të na i zgjidhë problememet. Shiqone fotografinë e F. Mogerinit shumë e qeshur kur u bë publik moslejimi i vizave për Kosovë. Fotografi të tillë ka pasë edhe kur është nënshkruar marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe. Mos kjo zonjë është kthyer në kohën e Masi –Madelemës, pra njëzetë vitësh. Historia nevoitët edhe për këto “imtësi”.

 

Armiku i Kosovës nuk janë dy marrëveshjet por ata që i kanë përgatitë. Prapa këtyre marrëveshjeve që nuk kalojnë është ditur se duhet të ulët çmimi i sovranitetit të Kosovës. Armiku qëndron në Moskë dhe prej aty dirigjohet shembulli i Krimes, sepse makineria vrastare ruse, që po servohet në Siri, nuk ka shkuar atje për ndihmë popullit sirian, por për ta kërcnuar NATO-n, që iu del krah kombeve të shtypura dhe të nepërkëmbura. Kush po mbytët në ujërat e Mesdheut, askush nuk po jep llogari sepse lufta në Siri i duhet Moskës sikur që i nevoitej në Avaganistan dikur. Mbledhni mend politikanë. Sot asnjë shtet nuk është pa “punëdhënës”. Askush nuk i majfton veti. Totalitarizmi është treguar politikë e urryer kudo ku ka pasë pushtet. Katrrithja e Vetvendosjës në luftën për pushtet, në këto rrethana është shpëtim për popllin dhe infrakt për “kapitalin” vendor dhe ndërkombëtar.  E vëreteta , gjenrata e vetvendossjes do të parqitët dhe propogandohet nepër zyret diplomatike si një pengesë që nga fillimi. Mu për këtë arsye Vetvendosjes i duhet kohë për t` u ambientuar në luftën për pushtet. Në luftën për shtet, ky subjekt politik të gjitha fjalitë e ka kallxuse. Por foljet dhe kundrimant i ka metastazike, ende duan dhe dukën të verdha. Pra, koha punon për Vetvendosjen, por kjo duhet ta ndrydhë kohën,  për t` ia zvogluar kohës madhësinë e kapëshme shterore, jo nga largësia , por nga pozicioni afër-plus. Kjo do të thot, se Vetvëndosja duhet të dëshmohet se është shpresa e Kosovës, por asesi JO, me këto metoda “jurishnikësh”, spse edhe pala tjetër ka mjetet “ për mejdan politik”. Vetvendosjës lehtë mund t` i shpëtoi dora politike, e pastaj janë dy mundësi: të humbë sërish para sovranit , ose të suspendohet nga “referët që sot janë aktivë”. Mundësia e hyrjës në kondicion pastaj është kohë e humbur në politikë dhe prap do të shiqohet Hashgim Thaçi e ndonjë tjetër në shpinë. Vetvendosja, do të duhet prap të shkojë prapa sepse nuk ka vota (numër RH-pozitiv). Mundësia që Vetvëndosja, tani për tani të ndihmohet nga jashtë sikurse këta që janë në lojë, është e barabartë me zero. Me rëndësi është se “formula e zarfave” në Kosovë me meritën e Vetvendosjes po perendon. Po fillon Epoka e politikës reale nga shkolla e Adem Demaçit, por jo kështu si sillën të gjitha partitë sot në Kosovë. Ai që e do Kosovën më shumë se sa partinë dhe vetvetën, do të votohet në të ardhmën. Vetëm kështu Kosova do t` i japi besimin politikës, e cila e ka humb rrugën në oborr, pa busollë. Në këtë kaso as finansat e majftuara nuk do të majftojnë që diagnoza të pranohet, pacienti shoqëri kosovare , do të bredhë edhe për disa vite kah zyret luksoze të Brukselit, sepse ne identifiklohemi me rreligjion jo me politikë dhe identitet tokësor të Evrops …k…

 

Forca politike që është përbashkuar në Vetvendosje , pa vështërsi po kalkulon në bashkpunim me AAK dhe NISMEN, që munden dhe duan ta ndryshojnë rriedhën e krizës, ta përmirësojnë pozitën e qyetarit, duke u marrë me një KUNDRINE politike, demarkacion dhe asociacionin. Por, lufta lakuriq po zhvillohet para syve indikativ, për pushtet, për fotele. Ky konstaim nuk është akuzë, por është objektivizim sepse për ndryshe nëse dalin fajtorë LDK (Isa Mustafa) dhe PDK (Hashim Thaçi), a duhet këta t` i lëshojnë funksionet, a do të bjerë qeveria dhe a do të dëshmojnë shqiptarët PJEKURI POLITIKE si treguan për të satën herë FRANCEZET e civilizuar, këto ditë me “fenoimenin “ Fronti Nacional (parti e ekstremit) dhe me fuqinë e votës e shpëtuan Francën, i treguan botës sikurse në Aferën Drajfus më 1896. Atëherë kombin francez e shpëtoi një shkrimtar (Emil Zola). Tash (2015), kombin francez e shpëtoi  dalja masive në votime dhe votoi për shpëtimin e Francës nga rrëshitja në fashizëm, në tradhti ,ta quej “shqiptarqe”.

 

Shqiptarë, a jeni të gatëshëm që pas tre muajësh të dilni në zgjedhje 85 -95%. Nëse dilni, atëherë do të ketë ndryshime, nëse ualeni para  militantëve të juaji, si i keni llogaritë deri tash, fare nuk keni nevojë të demonstroni, të hidhni gas në Parlament (marrja e madhe nuk mund të bëhet më e madhe!!!), t` i burgosni kundërshtarët , madje deputet sikur të ishin rrugaqë, siikur nuk kanë asnjë përgjegjësi imuniteti. Jo, juve të gjithëve po dihet se mund t` iu “ ngjitet gripi” në çdo stinë të vitit, sepse ligjet këtu janë diskutabile, madje vlejnë sa regullat e gjuingllës. Po, po, qe 16 vjetë disa individë filasin nepër gazeta për vrasje politike. Dhe ajo idustri e fjalëve ka kaluar në dukuri averzuive popullore: “ Le të flasin nepër gazeta”. More, po e helmosim kombin, tani e keni pushtetin (LDK) dhe pse nuk e botoni listën publike të dyshimeve. Prokuroria duhet të mirret më këtë dukiri meskine që ka ngja dhe për çdo ditë helmos. Deri kurë do të dhunohet opinioni  me këtë politikë vrastare, të krijimit të armiqëve brenda kombit. Kush e solli dhe kush e imponon duhet të dihet, sepse fjala publike jo vetëm që “vret” por edhe e mbnë belanë para dere. E vërteta, ata që po shkruajnë dhe po akuzojnë, ky mall profitabil nuk kanë dëshirë disi  t` u shitet menjëherë, sepse mbetën pastaj pa material hargjues. Dilni “hyqmet”,  e zgjidhne enigmën vrastare kri ninale, sepse vrasat janë tragjike për çdo urti popullore.

 

Tani ku jemi? Dihet se të dy palët (pozitë-opozitë) që janë në parlament, dhe aty i keni sherbimet sekrete: SHIK që akuzohet dhe përgojohet, dhe Mbrojtja e Atdheut (Sigurimi i Atdheut) që nuk përgojohet sepse “mbulohet” me famën e partisë që ishte në “pushtet “ 1989-1999, e që prap nën rrogoz po jep përlqim për çdo gjë të denushme për Kosovën për të mbetë pa opozitë, sepse është mësuar me anarki. Fatamorganë politike, prrallë e odave (pleqëve), se çdo gjë ishte e pastër , kur nuk guxoni të thoni publikisht se sherbimi sekret serb na e ka lërë kopilin në derë. Pse nuk elëvizni këtë fenomen tragjik te Mogerini, por para saj lëpiheni e parfymoseni sikur ….. Ky orientim në BE zhvillohet për ta “amortizuar ofenzivën ruse” në Ballkan, të paktën të atij niveli që zhvillohet në Mal të Zi, edhe pse e dijnë se nuk kalon në Kosovë. Institucionet që janë në pushtet dhe “industrinë” e krizës e kanë siellë në votër. Ata dhe këta i kanë të gjitha tagrat politike “djathtiste-majtiste”. Pushteti aspolut si duket i ka lodhë  sepse e kanë grabitë pasurinë kombëtare nga lartë-poshtë, prandaj i kanë dhuruar veti luks të shteisin kudo dhe kahdo nepër botë, të bëjnë ketë luks , të shpenzojnë për vetura dhe telefona pa “cenzurë” , të shpenzojnë pa kusur dhe mos të mbajnë para të imta nepër xhepa. Kështu i patë mësuar koha e robërisë së thellë, e këta teatrizonin “dypushtet”, por armë e tyre e këndshme  ishte, që nuk i jepnin askujtë llogari. Tash, kur ka ardhur koha e llogarisë deridiku, sikur nuk mund të ndalen. Nuk e konsultojnë askend, nuk njohin rregulla ligjore deri sa vet të gjinden para tyre si fajtor. Kjo është filozofia politike e anrakisë dhe e diktaturave. Ky konstatim tash vlen për LDK dhe PDK sepse pushtetin apsolut e kanë së bashku.

 

Ata që janë sot në opozitë, Kosovën po përpiqën ta mbajnë moralshëm si shtet, politikën po e shpërfillin duke u pozicionauar se janë mbrojtësit e shekullit. Këta politikanë shumica nuk kanë grada shekncore të fituara nepër kolegje. Dhe nuk kanë as tru as sy, për të parë dhe për t` u organizuar që pushteti të mirret nga poshtë-lartë. Edhe këta, edhe ata janë piramida politike, qënuk kanë dëshirë që elektorati të dali në zgjedhje mbi 45%. Këtu pushon dyftrësia politike, jo nerëzore, këtë nuk e mendoj. Ky kor “simfonik” as sot e as nesër, si e njohë Kosovën nuk do t` i fitojë më shumë se 12-17% të votave. Pse ngjanë kjo , rasati i kësaj smundje duhet të hulumtohet në vitet 1989-2008. Shteti don kuadro të afta, të përkushtuara dhe me duar të pastra. Këtryre që aspirojnë dhe këta që janë në pushtet, fjala “pastërti” është shprehje e një buke “bajate”. Sovrani me zgjedheje e sqaron krizën, pastaj  me zhvillim ekonomik e jo premtime me të cilat “sanohet” tërë godina shoqërore, përmes atyre që fitojnë. Ky popull që ka përjetuar kalvarin e robërisë serbe , nuk do ma fjalë, don  punë, don bukë, don atdhe sepse atë e admiron. Por, me këtë kastë politike, cilado të qitët në kandar, shpetimi i popullit është bërë me ta dhe pa ta shqetësues, disi po i përngjanë gjendjes në Tiranë më 2 XII 1945. Dhe çka nëse një ditë largohen këta miqët tanë që kalkulojnë ditën në Bruksel, natën në Beograd? Nuk e keni llogaritë këtë mundësi. Po, e keni dëgjuar këto ditë prej një zyrtari të lartë, por po mendonin se është bërë shaka, sepse u është thënë “ duke qeshur”, diçka shumë enigmatike për ardhmërinë e vendit. E diplkomatët kur duan ta amortizojnë seriozitetin, për të mabjtë takt me mikun, qeshin edhe kur nuk u qeshet. Po ne jemi mësuar të bredhim, sepse dymijë vjetë pa shtet, pasojat janë para syve tanë. E ato pasoja mund t` i amortizojmë duke sakrifikuar dhe duke punuar pa hile dhe prapavi për kombin e duke mos menduar për gjepin tëndë fare. Por, ngjanë e kundërta dhe ja ku jemi. Jemi në një situatë ku mund t` i humbim miqët dhe mund të psojmë edhe ne sepse çdo gjë ka fillim, ka mbarim dhe vlerësohet me interes të peshuar fare mirë dhe gjithëanshëm. Koha nuk është kah punon për rreshtimin tonë, me fajin e anarkisë që po  e demosntrojmë. Nuk duhet të kemi iluzione se “liberalizmii i vizave do të vijë si naivitet politik”. Jo pa na shtrydhë e ndrydhë , deri sa të mbtet organizmi vetëm kockë, nuk do të kemi shoqërorizim evropian. Nuk ka ndyshuar politika e vitit 1913. Kanë ndryshuar vetëm diplomatërt. Rreligjioni i urrejtur në Evropë sotë “luftohet” edhe nën tezgë edhe mbi tezgë, sespe vet e kemi harruar çka ka ngja në Beograd më 27 maj 1999, kur duhej të krijohej UNIJATIZMI dhe vetëm falë bojkotimit të Vatikanit dhe Kishës Katolike rumune, ne jemi sotë këtu si popull, në Kosovë. Jo as avionët e NATOS, nuk kanë pasë fuqi të na shpoëtojnë, dhe a e shpëtuan shumë këprcnime Krimenë?.Si të shpëtohet rreshtimni dhe pastaj fati i popullit-shtetit? Dikur, më 1921 kur i erdhi radha Qazim Koculit të bëhet kryeminsitër , do të klithë: “Çdo gjë mund të ndodhë, por Hasan Prishtian në kabinet nuk vjen në konsoderim, sepse…Dhe , i shkreti Qazim ndejti në fronin qeveritar NJE DITE. Ku dua të dalë. Sot disa politikanë duan pushtetin qoftë edhe një ditë por nuk kanë as dituri, as kuaadro të denjë për pushtet-për shtetndërtim. Disa ministra që janë sotë në fron , është mëkatë të janë, qoftë edhe kryetar partie në një lagje. Tek e fundit, në sistemin shumëpartiak, edhe injoranti mund ta drejtojë një mandant një degë partie, por jo shtetin.  Këtë fakt e tregoi këto ditë mosfitmi i “pashaportës” për liberalizimin evizave.

 

Më kujtohet rasti kur Akademik Ali Hadri dhe unë ishim ftuar te Fadil Batalli (ishte më duket kadrovik!!!) për të u pajtuar që si historianë të marrim pjesë në një Komision për “Caktimin e kufirit Jugosllavi (Kosovë)-Shqipëri”. Rrugës, po i thëm profës: JU shoku profesor mos folni.  PROFA tha seriozisht  :  “Nuk nënshkruaj unë çështje të tilla kurrë”. Nuk ishte punë nënshkrimi por ne as nuk pajtoheshim të flasim ppr diçka të tillë. Ky realitet, në “Bllokun e Din Batallit, nëse është ruajtë duhet të opinonizohet”.  Por , aty për aty i thash: Prof, JU nuk duhet të folni. Unë do ta flas, sepse po u rrxova unë, JU mund të më nxirrni, po u rrxuat JU, unë nuk kam krah as mundësi t` Ju nxjerr. U ndalë dhe më shiqoi në sy. Vërtetë mendon kështu.  Po i thash. Atëherë fol çka me thanë. Po , profë, do të i them këtij “kasapit” injorant se ne nuk do të nënshkruajmë kurrë kufiri shquiptaro-shqiptar. Këta le ta vëndosin ku të duan. Profa: “Jo, kështu nuk do të thush, por ne duhet të thuash nuk përzihemi sepse nuk jemi politikanë. Vet e keni filluar, Komisoni  i juaj le të jetë përgjegjës”. Erdhi fjala te “përgjegjësia”. Profa prap tha, jo fjala përgjegjësi nuk duhet të figurojë në fjalorin tonë, por mund  ta refuzojmë, spse këta malokë nuk kanë kurrëfar ndienjash dhe janë kah na testojnë për të na shnddruar në vlerë zero, sepse vet janë të tillë e me fuqinë e pushtetit po mundohen të demomnstrojnë s ejanë dikushi. Dhe, ne nuk pranuam të jemi pjesë e atij Komisioni. Emrat e tyure komisionerëve duhet të janë në “Fletorët Zyrtare” të Kosovës. E vërteta, pas këtij rasti nja dy muaj kam lexuar se si vëndosen kufijtë ndërkombëtar, dhe si dhe prej kujtë janë cakruar së apri. E tash, për kufirin paska vëndosë një gjeometër dhe antarët që nuk dihet se kush janë, që nuk din se si vëndosen kufijtë shtetëror. Vëndosja e kufirit nuk është mbatje emexhave të arave dhe themeleve të shtëpive. Kjo çështje donë zgjidhje striktive profesionale. Kush është taksapagues në rend të parë i asaj prone kufitare. Ska rëndësi se në cilën anë të kufirit është prona, ajo i takon atij që paguian taksa.

 

E vërteta në Kosovë janë “investuar” miliarda, por efekti i tyre është fare diskutabil, spse ato para diku rreth 80% janë konsumuar aty dhe andej kah Kosova nuk e kishte asnjë interes. Bile ka pasë edhe hajni nga ata që kanë “investuar”, ose kanë përhapur propogandë se si të vishemi, si të jetojmë, si të lutemi dhe si t` i kemi emrat, si të vdesim, si do të na duken faltoret, si duhet t` i edukojmë fëmijtë, familjën, thua se ne ishim “gjungull e Amazonit”. Madje  më duhet të them se është shitë pauria e Kosovës disa miliarda më shumë se sa është investuar këtu. Ku është efekti, afro 200 000 ish puntorë janë sot buzë mjerimit ekonomik. Kah u erdhën paratë këtyre pushtetraëve që të kapitalizohen për dhjetë vjetë sikur të kishim kapitalizëm 100 vjetë.Konvertimi i sistemeve tani për tani nuk është në modë. Ekonomia e tregut do të jetë edhe shpëtimi edhe varri i të vegjëlve në tërë globin. Zgjedhjet parlamentare tani nuk janë të nevojëshme, të dmosdoshme, por janë të pashmagëshme. Me një kusht që sovrani të ngritët në nivelin e fracezëve të këtyre ditëve  dhe të dalin 85-95% në voitime. T` i zgjedhë ata që nuk shesit teritore, që nuk nënshkruanjë asgjë pa  elexuar tri herë, që nuk janë porfesionlisht të nivelit më ta lartë, e të tillë i kemi në të gjitha lëmitë e jetës dhe politikës pozitive demokratike evroperendimore. Rreshtimi jonë kah SHBA ishte dhe mbetët i patudnur. BE-ja vet po na izolon si gjithëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Erion Veliaj: Ali Ahmeti një personalitet politik që nderon edhe Tiranën

Një shqiptar ndër më të mirët, një luftëtar që politikën e diplomacinë i ka kthyer …