Bedri Hamza: Në programin qeveritar nuk parashihet as një masë konkrete për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Hamza: Të thuhet se me ligjin për vlerat e luftës cenohet liria e shprehjes është e padrejtë dhe nuk është e vërtetë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë në Kuvendin e Kosovës se Kosovës lirinë nuk ia ka falur askush. “Dhjetëra mijëra viktima, dëme të pariparueshme, jetën kanë dhënë mijëra dëshmorë. Të thuhet se me këtë ligj po cenohet liria e shprehjes është e padrejtë dhe nuk është e vërtetë. Ligji nuk e cenon lirinë e asnjë komuniteti apo bashkësi fetare”, deklaroi Hamza. Sipas tij, Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shumë më i rëndësishëm se ai i Pandemisë. Ai thotë se PDK është e hapur që çdo nen apo fjali që është e papërshtatshme ta diskutojë. “Ne jemi të hapur për të gjitha propozimet pozitive t’i pranojmë. Kërkojë mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare që t’i hapet rruga në procedurë dhe të vijë me përmirësime në lexim të dytë”, tha ndër të tjera Bedri Hamza.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …